Ferati: Deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për Kuvendin e jashtëzakonshëm

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë dorëzim të nënshkrimeve në selinë e partisë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Ferati ka thënë se raportimet për një iniciativë të tillë nuk janë të bazuara në ndonjë informacion zyrtar, duke i cilësuar ato si supozime.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve se të martën, më 14 korrik, do të dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për votëbesim ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme