Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell.
Në njoftim thuhet se temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.