Një fëmijë ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në Shtime, ndërsa ende nuk dihet skaqet e vdekjes së tij, mësojnë burimet e Klankosova.tv.
Sipas informatave të siguruara nga Klankosova.tv, bëhet fjalë për një femijë 3 vjeçar.
Për këtë ngjarje, kishte edhe raport policor, ku bëhet e ditur se në Emergjencën e Ferizajt është raportuar se një person mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete nga Qendra Emergjente e Shtimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.