Behrami akuzon Kurtin për standarde të dyfishta në trajtimin e zyrtarëve

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për, sipas tij, zbatim të standardeve të dyfishta në raport me zyrtarët publikë dhe rastet që lidhen me drejtësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami pretendon se gjatë gjashtë viteve të fundit “kriminelët, hajnat, hajneshat dhe matrapazët janë amnistuar dhe mbrojtur” nga Kurti.

Ai i referohet edhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke pretenduar se ajo ishte liruar nga akuzat për mosdeklarim të pasurisë dhe se, pavarësisht kësaj, ishte emëruar në Qeveri. Behrami përmend gjithashtu edhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pa dhënë detaje shtesë në postimin e tij.

“Duatëjem autokrati operon me standarde të dyfishta. Për miqtë e pushtetit ka amnisti, mbrojtje dhe avancim. Për të tjerët ka propagandë dhe linçim”, ka shkruar Behrami.

Deklaratat e deputetit të zgjedhur përbëjnë qëndrimet e tij politike dhe nuk janë të konfirmuara nga institucione kompetente. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pasur reagim nga Kryeministria apo nga Donika Gërvalla lidhur me këto pretendime.

Të ngjashme