Për ditën e nesërme, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit gjatë temperaturave të larta.
Ministria njofton se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rastet kur krijohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.