Shqipëri: Protesta hyn në ditën e 55-të, tubuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 55-të, duke vijuar grumbullimet e përditshme në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Për 55 net radhazi, pjesëmarrësit janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe kanë zhvilluar marshime në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestave janë dëgjuar thirrje dhe slogane politike kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në vazhdim.

Edhe një ditë më parë, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Të ngjashme