Vidhet arka e një lokali në Zveçan, grabitësi merr 220 euro

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një person i panjohur dyshohet se ka vjedhur 220 euro para të gatshme nga arka e një lokali në Zveçan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 17:42, në rrugën “Buba Mihajloviq”.

Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se, derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, një person i panjohur ka hyrë brenda dhe, duke shfrytëzuar një moment, ka marrë nga arka 220 euro para të gatshme. I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.

“Rr. Buba Mihajloviq, Zveqan 24.07.2026 – 17:42. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, një person i panjohur pasi është futur në lokal ka shfrytëzuar një moment dhe nga arka i ka vjedhur 220 € para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”.

Të ngjashme