Një zjarr “i madh” në një kompleks të gjerë industrial në Essex shkaktoi shpërthimin e sasive të plehut kimik, ndërsa më shumë se 100 zjarrfikës luftonin me flakët.
Ekipet e zjarrfikësve u thirrën për të shuar zjarrin në Southend Road, midis East Hanningfield dhe Rettendon, të premten në orën 16:50, shkruan Sky News, transmeton klankosova.tv.
Banorëve që jetonin pranë vendngjarjes iu kërkua t’i mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura, ndërsa u shpall “incident madhor” pasi tym i dendur e i zi përfshiu zonën përreth.
Një sërë objektesh industriale dhe një fushë u përfshinë nga flakët dhe, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ndodheshin në vendngjarje, plehu kimik në një prej objekteve shpërtheu.
Banorët e zonës përreth janë evakuuar.