Kurti bëri homazhe te varri dhe vizitoi familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26 Korrikut, Ditës Memoriale për Policët e Rënë në Detyrë, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas nderimeve te varri i Heroit në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, kryeministri Kurti së bashku me delegacionin vizituan familjen Bunjaku.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në krye të detyrës më 24 shtator të vitit 2023, në ballafaqim me grupet paramilitare-terroriste të Serbisë në fshatin Banjskë të Zveçanit, në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

Lavdi Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë!

Të ngjashme