“Landa Pharm” në Rahovec u gjet pa farmacist përgjegjës, shërbimi ofrohej nga tekniku

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar shkelje në barnatoren “Landa Pharm” në Rahovec, ku gjatë kontrollit nuk është gjetur prezent farmacisti përgjegjës apo zëvendësuesi i tij.

Sipas raportit, barnatorja ishte e hapur dhe shërbimi farmaceutik ofrohej nga tekniku i farmacisë. Farmacisti përgjegjës, i identifikuar në raport, nuk ishte i pranishëm në vendin e punës.

Inspektorati ka konstatuar se pala ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi shërbimi farmaceutik duhet të ofrohet vetëm në praninë e farmacistit përgjegjës apo zëvendësuesit të licencuar.

Në rekomandimet e raportit, Inspektorati urdhëron që në barnatore të operohet vetëm sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe që shërbimi farmaceutik të ofrohet vetëm nga farmacisti përgjegjës apo zëvendësuesi i licencuar.

Të ngjashme