Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritu në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad, raporton Ekonomia Online.

Takimi po mbahet në ambientet e MPJD-së, ndërsa pas përfundimit të takimit është paralajmëruar një konferencë për media, ku pritet të bëhen të ditura detaje nga diskutimet mes dy delegacioneve.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Të ngjashme