Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike”.
Sipas policisë, të dielën rreth orës 18:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, është ndaluar për kontroll një automjet që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 526.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Hetimet kanë vazhduar me kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash, si dhe 1650 euro para të gatshme, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.