Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin suedez Jonas Westerlund

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim lamtumirës Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke e falënderuar ambasadorin Westerlund për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ajo shprehu mirënjohje edhe për bashkëpunimin e ngushtë të ndërtuar gjatë mandatit të diplomatit suedez në Kosovë, duke i uruar atij suksese në angazhimet e ardhshme.

Haxhiu theksoi se është e bindur se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Suedisë do të vazhdojnë të thellohen dhe të forcohen edhe në të ardhmen.

Të ngjashme