Kosova me tetë boksierë në turneun ndërkombëtar të Sarajevës

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon angazhimet dhe paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare, teksa do të marrë pjesë në turneun prestigjioz të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të zhvillohet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë garë do të paraqitet me tetë boksierë, të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e vendit në kategori të ndryshme.

-Bashkim Bajoku (55 kg)

-Shpëtim Bajoku (70 kg)

-Taulant Jakupi (85 kg)

-Riad Isufi (55 kg)

-Lindor Shala (65 kg)

-Erdi Aliu (65 kg)

-Ensar Badallaj (70 kg)

-Flori Tarani (75 kg)


Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe udhëheqës (Team Leader) i delegacionit të Kosovës.

Të ngjashme