Katz: SHBA-ja po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë penguar Izraelin të godasë infrastrukturën energjetike iraniane.

Një gjë e tillë, sipas tij, është bërë për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe energjetike, raporton CNN.

“Ne duam shumë të godasim objektivat energjetike të Iranit – SHBA-të nuk po e miratojnë këtë në këtë kohë”, ka deklaruar Katz.

Ai ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar se sulme të tilla mund të shkaktojnë hakmarrje iraniane kundër shteteve fqinje dhe të shkaktojnë një krizë globale nafte.

Duke folur në një konferencë të mbajtur nga Kanali 14 i Izraelit, Katz ka konfirmuar gjithashtu se avionët luftarakë amerikanë operojnë nga Izraeli në rrugën e tyre drejt sulmeve ndaj Iranit.

Të ngjashme