Konfirmohet nga Policia, dy punëtorë lëndohen pasi rrëzohet një kran në Prishtinë

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Dy punëtorë kanë mbetur të lënduar pasi një kran është rrëzuar gjatë punimeve në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se kanë filluar hetimet për rastin.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana.






Të ngjashme