Punëtorët teknik të shkollave fillore në Prishtinë nga nesër në grevë

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e nesërme, punëtorët teknik të shkollave fillore të komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë, si pasojë e mos ekzekutimit të pagave për muajin qershor.

Kështu bëri të ditur Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, pas takimit që pati me shoqatat sindikale të kësaj kategorie.

“Pas diskutimeve, në takim u mor vendim që nga dita e nesërme punëtorët teknikë të mos kryejnë shërbime dhe të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e pagesave. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës se pagat do të transferohen në llogaritë bankare të këtyre punëtorëve më së largu deri të hënën, më 03.08.2026”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Federate Sindikale.

Të ngjashme