Instituti GAP publikon fletushkat informuese për draft-buxhetet e komunave për vitin 2027

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti GAP ka përgatitur dhe shpërndarë fletushka informuese për Kornizën Afatmesme të Buxhetit (KAB) 2027–2029 në 23 komuna të Kosovës.

Këto materiale paraqesin në mënyrë të thjeshtuar, përmes tabelave dhe grafikëve, të dhënat kryesore të draft-buxheteve komunale, me synimin që t’i informojnë qytetarët dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen e tyre në dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2027.

Në fletushka mund të gjeni:
– Buxhetin e planifikuar të komunës për vitin 2027;
– Shpërndarjen e mjeteve sipas kategorive buxhetore;
– Mjetet e ndara për subvencione dhe sektorët përfitues;
– Planifikimin e të hyrave vetanake për periudhën 2027–2029;
– Investimet kapitale të planifikuara për vitin 2027, përfshirë projektet në rrugë, kanalizim, ujësjellës, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë sportive;
– Projektet e reja dhe ato që barten nga viti 2026 në vitin 2027.

Instituti GAP i fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet publike dhe t’i përdorin këto fletushka për t’u informuar më mirë dhe për të kontribuar në diskutimet dhe vendimmarrjen për buxhetin e komunës së tyre.

Të ngjashme