Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se po shqyrtohet ndryshimi i rrjedhës së lumit Ibër, është për përdorim të brendshëm politik. Ai e di mirë se e drejta për ujë është një e drejtë njerëzore e njohur nga OKB-ja dhe se nuk do të hyjë në një konflikt të tillë me të drejtën ndërkombëtare. Përveç kësaj, gjithsesi nuk duhet harruar se Ujmani furnizon me ujë edhe komunitetin serb në Kosovë, thekson për Danas Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Europiane të Serbëve në Kosovë.

Trajkoviq konsideron se kjo deklaratë e Vuçiqit është në fakt pasojë e rënies së popullaritetit të tij te votuesit me orientim patriotik, në prag të zgjedhjeve.

“Ne e dimë se presidenti Vuçiq, me qëndrimet e tij shpesh kontradiktore, dëshiron të ‘mbulojë’ të gjithë spektrin e ideologjive dhe synon votuesit e të gjitha ngjyrave politike. Vizita e presidentit Zelensky i dha një rritje të vogël te votuesit pro-BE-së, por reagimi i dobët i Beogradit ndaj ngjarjeve në Kosovë – para së gjithash ndaj rrënimit të shtëpive dhe objekteve përreth Gazivodës – ia ka dëmtuar ndjeshëm mbështetjen te qytetarët me orientim nacionalist”, thekson Trajkoviq, dhe shton se kjo deklaratë e Vuçiqit duhet parë në këtë kontekst.

Ajo kujton gjithashtu strategjitë e Vuçiqit për mbijetesë politike, të cilat shkojnë nga liqeni i paqes i Trumpit, përmes “nuk e japim Gazivodën”, deri te “do ta zbrazim Gazivodën”.

Të ngjashme