Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit, dhe rrjedhimisht kryesuesi i seancës konstiuive, tha se duhet të arrihet “marrëveshja politike”.
Deputeti që drejton seancën konstituive, të cilën me kërkesë të shefit të tij në parti, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e ndërpreu të shtynën për herë të dytë, tha se ka “jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike”.
Ai nuk dha ndonjë njoftim se kur pritet të vazhdojë seanca, por komentoi politikisht situatën.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive. Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, shkroi ai në një postim në Facebook.