Pritjet në disa pika të kalimit kufitar në Kosovë kanë shkuar deri në 30 minuta, sipas të dhënave të fundit.
Më e ngarkuara paraqitet pika kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë rreth 30 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 150 metra.
Pritje ka edhe në Muçibabë, ku në hyrje automjetet presin rreth 15 minuta, ndërsa në dalje deri në 25 minuta, me kolonë deri në 150 metra.
Në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa në dalje deri në 20 minuta, me kolonë prej rreth 100 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 2 deri në 15 minuta, ndërsa në disa prej tyre qarkullimi është pa pritje të theksuara.