Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Alenacës, Besnik Tahiri, tha se në Kuvend sot kanë shkuar me ftesën e GP të PDK-së “për të ushtruar një funksion tonin që është jetik sot”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues.

“Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura dhe ne këtu jemi të zgjedhurit. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë. Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, mënyrë që të dhunohet e drejta e qytetarëve me qenë në Kuvend dhe me pasë institucioneve. Të tri normat kryesore që e rregullojnë funksionimin e këtij Kuvendi janë shkelë: Neni 66 i Kushtetutës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, neni 140 dhe Rregullorja e Punës për t’u mbledhur çdo 48 orë”.

Tahiri tha se çfarëdo justifikimi është” tentim për të bllokuar votën e lirë të qytetarëve që e përfaqësojmë ne”.

Të ngjashme