Cakolli: Kuvendi ishte konstituuar 12 ditë para skadimit të afatit 30-ditor

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Gjysmë të vërteta po jepen rreth mosrespektimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit gjatë krizës së vitit 2025.

Cakolli përmes një postimi në Facebook ka renditur kronologjinë e zhvillimeve, duke thënë se më 26 qershor 2025, përmes aktgjykimit KO124/25, Gjykata Kushtetuese urdhëroi që seanca konstituive të përfundonte brenda 30 ditësh, afat i cili përfundonte më 26 korrik.

Sipas tij, pas kërkesave të parashtruara më 3 dhe 4 korrik, Gjykata më 24 korrik caktoi masë të përkohshme, e cila hyri në fuqi më 27 korrik, duke ndaluar veprimet e Kuvendit derisa shqyrtoheshin kërkesat.

Më 7 gusht, përmes vendimeve KO193/25 dhe KO196/25, Gjykata shpalli të pavlefshme seancat nga 27 qershori deri më 26 korrik, konstatoi moszbatimin e aktgjykimit dhe caktoi një afat të ri 30-ditor. Aktgjykimi hyri në fuqi më 18 gusht, ndërsa afati i mëparshëm kishte skaduar më 17 shtator.

Cakolli ka theksuar se më 30 gusht, kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli seancën të përfunduar pa u zgjedhur nënkryetari serb. Pas kësaj, më 4 shtator Gjykata caktoi masën e dytë të përkohshme, e cila hyri në fuqi më 5 shtator dhe ndaloi çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit.

Sipas tij, më 30 shtator Gjykata konstatoi se seanca nuk kishte përfunduar dhe la në dispozicion vetëm 12 ditë të mbetura nga afati.

“Më 10 tetor, ditën kur aktgjykimi hyri në fuqi, u riaktivizuan 12 ditët e mbetura. Seanca vazhdoi, Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar dhe Kuvendi u shpall zyrtarisht i konstituuar po atë ditë”, ka shkruar Cakolli.

Të ngjashme