Avokati Kasem Murturi kafolur për për numrin e rasteve të dhunës, duke thënë se një pjesë e tyre nuk raportohen fare ose raportohen me vonesë tek institucionet përgjegjëse.
Sipas Murturit, kjo bën që shumë raste të mos institucionalizohen dhe të mos marrin vëmendjen e organeve të hetuesisë.
“Jo çdo rast në praktikë arrin me u institucionalizuar edhe me e marrë vëmendjen e organeve të hetuesisë, pasi që nuk lajmërohen ose lajmërohen me vonesë pasi që të ndodhë rasti”, tha Murturi në Klan Kosova.
Ai vlerëson se mosraportimi i rasteve tregon dështim të mekanizmave parandalues.
“Kemi të bëjmë me raste që nuk paraqiten. Domethënë, po dështojnë filtrat parandalues. Nëse veç kemi të tillë, mandej vërejmë pak a shumë me statistika jemi aty-aty me numra, por që vitin e fundit, sipas disa të dhënave që i pamë, kemi një rritje të vogël që është gjithsesi shqetësuese, sepse trendi është dashur të jetë në rënie. Çfarë kemi edhe pse i vijmë deri këtu janë një sërë faktorësh. Këto i kemi pranuar edhe si kritika nga ndërkombëtarët përmes vlerësimeve që na kanë bërë, për shembull nga OSBE-ja e institute të ndryshme”, tha avokati.