Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga qëndrimi i saj në Poloni, ku këngëtarja shfaqet me bikini teksa freskohet me një dush në natyrë.
35-vjeçarja pozoi me bikini me motive zebre dhe gjarpri, ndërsa përgatitej për performancën e saj në Festivalin e Muzikës Bittersweet.
Krahas fotografive të publikuara në Instagram, Rita shkroi: “Vera nuk ka mbaruar ende. Shihemi sonte në Bittersweetmusicfestival në skenën Bittersweet në orën 7 të mbrëmjes!! Mezi pres të lahem me ju të gjithë”.

Pak ditë më parë, këngëtarja shijoi pushimet në Ibiza me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, 50 vjeç, ku çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në një jaht.
Rita, e cila ka lindur në Prishtinë, aktualisht po punon për albumin e saj të katërt dhe së fundmi është rikthyer në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në “Descendants”.
