Rizvanolli shprehet thellësisht e pikëlluar për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se e mori “me pikëllim të thellë” lajmin për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci, gjatë punës së tij në mihje.

“Për më shumë se katër dekada, z. Gojnovci i shërbeu KEK-ut dhe sektorit tonë energjetik me përkushtim. Ai do të kujtohet me respekt për kontributin dhe punën e tij”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Rizvanolli u shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmve të Haxhi Gojnovcit.

“Familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndiejmë dhimbjen e tyre në këto çaste jashtëzakonisht të rënda. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkroi ajo.

Haxhi Gojnovci vdiq pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident të rëndë në vendin e punës, gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e ekskavatorit.

Një ditë më parë ishte raportuar se punëtori kishte pësuar lëndime të rënda në këtë aksident.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës, ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

Të ngjashme