Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me kontratën për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova, duke e cilësuar këtë si “krim me pasurinë e Kosovës”.
Haradinaj ka kërkuar nga KEK-u publikimin e kontratës dhe vlerës së shitjes, si dhe të dhënat për shumën që Kosova paguan për energjinë elektrike të importuar nga Maqedonia e Veriut.
“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka deklaruar Haradinaj, duke kërkuar që kjo çështje të mos kalojë në heshtje.