Deliu-Kodra: LVV-ja e kanë cenuar rendin kushtetues dhe e kanë bllokuar shtetin

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër zhvillimet e fundit politike në vend.

Deliu-Kodra ka akuzuar kundërshtarët politikë se kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë bllokuar funksionimin e shtetit, ndërsa tash, sipas saj, po përpiqen të paraqesin një situatë normale për qytetarët.

“S’ju ka mbetë ma as argument, as rrugëdalje. E kanë cenu rendin kushtetues, e kanë blloku shtetin dhe tash po e luajnë shtetin mes vete”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së ka kritikuar edhe takimet dhe koordinimet mes akterëve politikë, duke thënë se qytetarët nuk mund të binden se situata aktuale përfaqëson një Kosovë normale.

“Mundeni me e mashtru veten. Kosovën jo”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

Të ngjashme