PDK-ja edhe sot bllokon hyrjen e Qeverisë, kësaj here i bashkohen edhe prodhuesit vendorë

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe prodhues vendorë, të cilët kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së bashku me deputetët e kësaj partie.

PDK-ja në ditët e fundit ka përsëritur kërkesat që të thirret dhe të vazhdojë seanca konstituive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe vendi të dalë nga ngërçi institucional.

Deputetët e PDK-së kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet e tyre deri në thirrjen e seancës konstituive, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të institucioneve.

Të ngjashme