Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes punëtori i KEK-ut

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës, pas një aksidenti të rëndë.

Arbenit Ahmeti, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ra në kontakt me tensionin elektrik dhe pësoi lëndime të rënda.

“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Të ngjashme