Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër.
Sipas mediave në Shqipëri, paraprakisht mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri.
I plagosuri, i cili dyshohet të jetë qëlluar disa herë është futur në sallën e operimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të qytetit, ndërsa deri më tani ende nuk dihen motivet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.