Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut brenda vetëm tri ditësh.
Deliu-Kodra ka kërkuar hetim të plotë, serioz dhe të menjëhershëm për secilin rast, duke vënë theksin te kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësia institucionale.
“Siguria dhe jeta e punëtorëve duhet të jenë mbi gjithçka”, ka theksuar ajo, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga këto tragjedi.
Sipas Deliu-Kodrës, përtej ngushëllimeve kërkohet përgjegjësi dhe ndërmarrja e masave konkrete, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.