Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën, ndërsa miku i tij u lëndua.

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.

Sipas Top Channel, në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.

Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të lënduar tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqarojë detajet e plota të ngjarjes së rëndë.

Të ngjashme