Topalli kthehet në futbollin kosovar, i ribashkohet Ballkanit

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli, është rikthyer në futbollin kosovar.

Topalli ka vendosur të rikthehet te ish-skuadra e tij, Ballkani, duke u bërë një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit për sezonin e ri.

Sulmuesi 28-vjeçar gjatë viteve të fundit ka luajtur në disa klube të Turqisë, përfshirë Yeni Malatyaspor, İstanbulspor, Manisa, Pendikspor, Bandırmaspor dhe së fundmi Serikspor. 

Topalli kishte qenë pjesë e treshes së famshme të Ballkanit, së bashku me Blend Baftiun dhe Arbër Hoxhën, që kishin mahnitur futbollin kosovar në sezonin 2019/20.

Të ngjashme