Në disa pika kufitare të Kosovës janë regjistruar pritje për automjete, ndërsa kolona janë evidentuar në dy pika.
Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 200 metra.
Ndërkohë, në Mutivodë, pritjet për dalje janë më të gjata, duke shkuar deri në 25-30 minuta, por pa kolonë të evidentuar.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionë pritjet raportohen deri në 5 minuta.
Gjendja është përditësuar në orën 19:08.