Një 22-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Ferizaj, i cili kërkohej me urdhërarrest për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari R.F., pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 20 ditëve.
I njëjti ishte kapur mbrëmë rreth orës 23:50, kur njësia patrulluese e stacionit policor në Ferizaj kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit Audi, me targa vendore.