Ishte gati të vriste ish-të dashurën, ChatGPT alarmoi autoritetet – arrestohet 25-vjeçari

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Inteligjenca artificiale ChatGPT ka ndihmuar në parandalimin e një krimi të rëndë në ShBA, pasi sistemet e sigurisë sinjalizuan FBI-në për mesazhet kërcënuese të një 25-vjeçari.

Darren Shida Zhou, ish-analist në bankën e investimeve Goldman Sachs, kishte përshkruar në detaje në bisedat me ChatGPT planin për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë ish-të dashurën e tij 21-vjeçare në Florida.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ai kishte shkruar edhe se do ta vriste nëse ajo nuk pranonte të rikthehej me të. Sistemet e sigurisë së OpenAI identifikuan përmbajtjen si kërcënuese dhe rasti iu raportua FBI-së, raporton Bild.

Pas hetimeve, Zhou u arrestua dhe pranoi fajësinë. Ai u dënua me tetë vjet liri të mbikëqyrur, iu ndalua çdo kontakt me ish-të dashurën dhe posedimi i armëve të zjarrit, ndërsa për dy vjet do të mbajë edhe monitorim elektronik.

Avokati i tij tha se Zhou kishte kaluar një krizë të rëndë psikologjike. Pas arrestimit, ai u pushua nga puna në Goldman Sachs.

Të ngjashme