Ish-ministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Vesel Krasniqi ka përkujtuar me nderim dëshmorët e kombit, në 28-vjetorin e rënies së tyre heroike.
Përmes një postimi, Krasniqi ka kujtuar Ismet Jasharin – Kumanova, Habib Zogajn – Arbëri, Nuhi Mazrrekun, Afrim Buqajn dhe Gani Kastratin, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
“Sot kujtojmë me nderim e krenari 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit: Ismet Jashari – Kumanova, Habib Zogaj – Arbëri, Nuhi Mazrreku, Afrim Buqaj dhe Gani Kastrati”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se dëshmorët ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke lënë pas një vepër që, sipas tij, do të mbetet e paharruar.
“Ata ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke lënë pas një emër e një vepër që nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar ish-ministri.
Në fund, Krasniqi ka shprehur nderimin e tij të përjetshëm për dëshmorët.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve!
I paharruar kujtimi dhe i përjetshëm nderimi për veprën e tyre”, ka përfunduar ai.