“Gjithmonë pres më të mirën”, Kurti para takimit me Abdixhikun

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputeten e zgjedhur, Arbërie Nagavcin, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe bashkëpunëtorët e tij, Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online.

Takimi po zhvillohet në kuadër të diskutimeve për gjetjen e një emri për presidentin apo presidenten e re, me synim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Para takimit, është thënë se diskutimet po zhvillohen me vullnet të mirë dhe në frymën e marrëveshjes së arritur.

“Po vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendimin bashkërisht ta sjellim për emrin e presidentit apo presidentes së re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme. Padyshim që do të jemi të hapur karshi jush sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje, duhet ta ruajmë konfidencialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe sot pres më të mirën”, është shprehur ai.

Të ngjashme