Mbreti Haakon VIII është bërë Mbreti i ri i Norvegjisë pas vdekjes së babait të tij, Harald V.
Familja mbretërore norvegjeze ka publikuar një portret zyrtar të mbretit të ri, shkruan BBC.
Mbreti Harald V i Norvegjisë ka vdekur në moshën 89 vjeçare, pasi u dërgua në spital javën e kaluar për trajtim për një sëmundje të rrallë të gjakut.
Pallati në Oslo tha se ai ndërroi jetë në paqe në orën 06:35 sipas orës lokale të premten në spitalin kombëtar në Oslo.