Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për 12 dhe 13 shtator do të jetë shumë ndryshe nga i ditëve të fundit.
Të shtunën pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
“Në disa pjesë të vendit, sidomos pasdite, priten riga shiu me karakter lokal. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–7 m/s”, tha IHMK.
Të dielën ndërkaq, sipas IHMK-së, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të theksuara.
“Temperaturat minimale do të jenë 11–15°C, ndërsa maksimalet 22–24°C. Era do të fryjë nga verilindja, 1–5 m/s”, njoftoi Instituti.
Sipas IHMK-së, të shtunën ndryshimi i kushteve atmosferike mund të ndikojë te personat meteoropatë, ndërsa të dielën kushtet biometeorologjike pritet të jenë më të favorshme.