Zjarr i madh në Bllatë të Podujevës, rrezikohen shtëpitë

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr fushor-malor me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Bllatës në Podujevë.

Komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi, ka konfirmuar për Klankosova se ekipet zjarrfikëse kanë dalë në terren dhe po punojnë për lokalizimin e zjarrit.

Ajvazi ka bërë të ditur se në terren janë tri ekipe, me fokus të veçantë në mbrojtjen e shtëpive, pasi zjarri ka përfshirë bar të thatë, kullosa dhe zona malore.

“Është një zjarr fushor-malor dhe është i përmasave të mëdha. Jemi duke u kujdesur me tri ekipe për mbrojtjen e shtëpive. Ka bar të thatë, kullosa dhe male. Kemi kërkuar ndihmë nga Prishtina, por nuk kanë mundur të vijnë pasi edhe ata janë në intervenime”, ka deklaruar Ajvazi.

Sipas tij, situata tashmë është nën kontroll dhe nuk raportohet për ndonjë problem të mëtejshëm.

Të ngjashme