Shuhen flakët që kapluan një zonë në Lupç të Podujevës

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Është shuar zjarri që kishte përfshirë zonën e Lupçit të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi.

Ajvazi ka bërë të ditur se zjarri është shuar rreth orës 12:00.

“Zjarri në fjalë ka përfunduar në ora 12:00, e kemi shuar zjarrin, ndërsa gjithçka është në rregull”, ka deklaruar Ajvazi.

Sipas tij, situata tashmë është nën kontroll dhe nuk raportohet për ndonjë problem të mëtejshëm.

Të ngjashme