Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se më 12 shtator (nesër) do të organizohet transport i organizuar nga qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës drejt Prishtinës, në kuadër të “Marshit për Liri”.
Sipas njoftimit, autobusët do të nisen nga komuna të ndryshme të Kosovës, ndërsa oraret dhe pikat e nisjes për secilën komunë janë bërë të ditura përmes një fotografie të publikuar nga platforma.
Destinacioni i pjesëmarrësve do të jetë Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, prej nga pritet të nisë marshi në ora 14:00.
Nga platforma u është bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit së bashku me familjarë, miq dhe bashkëqytetarë.
“Ejani bashkë. Me familje, me miq, me bashkëqytetarë. Kosova po pret. Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e “Liria Ka Emër”.