Platforma qytetare “Liria ka emër” organizon konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”.
Sipas njoftimit, hapja e konferencës do të bëhet në orën 10:00 nga përfaqësuesja e kësaj platforme, Eliza Hoxha, shkruan Arbresh.info.
“Konferenca synon të rikthejë vëmendjen te narrativi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në kontekst të procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe vendimit që pritet të merret më 16 shtator 2026.”, thuhet në njoftim.