Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës, mjekes pediatre, humanistes, poetes dhe veprimtares së shquar për çështjen kombëtare.
Në një reagim, kjo odë ka vlerësuar kontributin shumëvjeçar të Brovinës në mjekësi dhe shërbim ndaj qytetarëve, duke theksuar veçanërisht angazhimin e saj gjatë luftës së Kosovës.
“Për angazhimin e saj humanitar, më 20 prill 1999 u arrestua dhe u mbajt e burgosur në Serbi për rreth një vit e gjysmë.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, të dhënë për dekada me radhë në mjekësi dhe në shërbim të shoqërisë, Oda e Mjekëve të Kosovës, më 11 shtator 2026, mori vendim për t’i ndarë dekoratën për merita të veçanta me titullin „Ali Sokoli“.
Sipas kësaj ode, me ndarjen e saj nga jeta, komuniteti mjekësor humbi një mjeke dhe humaniste të rrallë, ndërsa shoqëria jonë humbi një figurë që mishëroi guximin, përkushtimin dhe humanizmin.
“Kujtimi për të do të mbetet i përhershëm, ndërsa për gjeneratat e reja ajo do të jetë model i përkushtimit ndaj pacientit dhe shërbimit ndaj shoqërisë|.