Një grua është raportuar e zhdukur në Kaçanik më 21 shtator.
Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të lokalizuar personin e raportuar të zhdukur.