Tahiri kërkon seancë për vendimin e Hagës, propozon komision ad-hoc

Prishtinë | 24 Sht 2026 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të trajtojë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai tha se nesër do të kërkojë që kjo çështje të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit.

“Do të kërkoj që ta diskutojmë këtë temë në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë temë Aleanca nuk synon të marrë lidership”, tha Tahiri.

Ai vlerësoi se mungesa e një reagimi institucional është shqetësuese dhe se parlamenti duhet të ketë një qëndrim të qartë lidhur me vendimin e Hagës.

“Nesër Kuvendi duhet të caktojë seancën e radhës. Në atë seancë, normalisht, pika e parë duhet të jetë kjo që ka ndodhur në Hagë dhe të kemi një qëndrim”, u shpreh ai.

Tahiri tha se Aleanca konsideron se Kuvendi do të duhej të themelonte edhe një komision ad-hoc, i cili do ta trajtonte këtë çështje.

“Ne mendojmë si Aleancë që Kuvendi do të duhej të themelonte një komision ad-hoc që e trajton vetëm këtë temë”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova.

Të ngjashme