Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën sot në zonën e Jonufërit, në rrugën që lidh Orikumin me Vlorën.
Sipas informacioneve paraprake, një Volkswagen Golf që po lëvizte në drejtimin Orikum–Vlorë është përplasur me një automjet tip Mercedes-Benz që udhëtonte në drejtimin e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit, shkruan rtsh.al.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar shoferi dhe pasagjerja e një prej mjeteve. Të dy të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital për kujdes mjekësor.
Policia është në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.