Tri pushkë me leje të skaduar dhe 49 fishekë në bagazh, kapet shoferi te Gryka e Deçanit

Prishtinë | 25 Sht 2026 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar të enjten një automjet te Gryka e Deçanit, pasi gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar armë dhe municion.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të kryer në veturën e drejtuar nga një burrë kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tri armë gjuetie me leje të skaduar, si dhe 49 fishekë.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, teksa me vendim të prokurorit kujdestar, procedura ndaj të dyshuarit do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Të ngjashme